Shpjegimi i Tre Parimeve
Abdullah En-Nexhmi

05.


Mësimi i pestë.

 

Të gjitha lavdet i takojnë Allahut. Atë e lavdërojmë dhe prej Tij ndihmë, falje dhe udhëzim kërkojmë. I kërkojmë Allahut që të na ruajë nga sherri i veteve tona dhe nga të këqijat e veprave tona. Atë që e udhëzon Allahu s’ka kush ta humbasë dhe atë që e humbet Allahu s’ka kush ta udhëzojë. Dhe unë dëshmoj se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përpos Allahut të vetëm e të pashok, dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij.

E më pas:

Ndaluam tek fjala e Imamit dhe Muxhedidit - rahimehullah -, për çështjen e parë nga katër çështjet, që është dija. Dhe ajo është: njohja e Allahut, njohja e Pejgamberit të Tij dhe njohja e Fesë Islame me argumente. Sa i përket fjalës së tij “bil-edil-leh” (me argumente), ajo është shumësi i fjalës“deliil” (argument), dhe argumenti është ai që udhëzon tek ajo që duhet. Ka argumente që janë të dëgjueshme, që është Shpallja, pra Kur`ani. Ka thënë Allahu i Lartësuar:

إِنَّ الدِّينَ عِنْدَ اللَّهِ الإسْلامُ

“S’ka dyshim që Feja e vërtetë tek Allahu është Islami.” Aali-Imran, 19

Dhe ka thënë Allahu - Xhel-le ue ‘Alaa -:

ذَلِكُمُ اللَّهُ رَبُّكُمْ لا إِلَهَ إِلا هُوَ خَالِقُ كُلِّ شَيْءٍ فَاعْبُدُوهُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ وَكِيلٌ (١٠٢

“Ky është Allahu, Zoti juaj. S’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Tij, Krijuesit të çdo gjëje, andaj adhuroni vetëm Atë. Ai është Mbikëqyrës i çdo gjëje.” el-En’am, 102

Argumentet e dëgjueshme që sqarojnë këtë Fe janë të shumta, të cilat sqarojnë Teuhidin, Teuhidin e Allahut, që Ai i Vetëm e meriton adhurimin. Ka dhe argumente logjike, të cilat janë:

E para, se Krijuesi i krijesave, Ai e meriton adhurimin. Krijuesi i krijesave është Ai i Cili e meriton adhurimin, sikurse ka thënë Allahu - Xhel-le ue ‘Alaa -:

يَا أَيُّهَا النَّاسُ اعْبُدُوا رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُمْ وَالَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ (٢١

“O njerëz. Adhuroni Zotin Tuaj, i Cili ju ka krijuar ju dhe ata që ishin para jush, që të mund të ruheni (nga të këqijat).” el-Bekarah, 21

Domethënë: adhuroni Allahun e Lartësuar sepse Ai është Krijuesi juaj. Prandaj dijetarët thonë:Teuhidi Rububijeh e bën të detyrueshëm Teuhidin Uluhijeh, kurse Teuhidi Uluhijeh e përmbanTeuhidin Rububijeh dhe Teuhidin el-Esmaa` ues-Sifat. Kështu që, ti kur e adhuron Allahun e Lartësuar beson se Allahu - ‘Azze ue Xhel-le - është Krijuesi, Furnizuesi, Ai që ta jep jetën dhe ta merr atë, Ai që e meriton adhurimin.

E dyta: se Allahu i Lartësuar patjetër që ka bërë një fe për robërit e Tij, me të cilën ata duhet të adhurojnë Atë.

E treta: se Allahu i Lartësuar patjetër që ka dërguar një të dërguar tek robërit e Tij, që ai t’i sqarojë ata se si duhet ta adhurojnë Allahun - ‘Azze ue Xhel-le -.

Pra, këto janë argumentet logjike me argumentet e dëgjueshme, në vërtetimin e Fesë Islame. Dhe njeriu duhet patjetër që ta njohë këtë Fe, në mënyrë që ta adhurojë Allahun me dije të sigurtë.

Fjala e tij: “Njohja e Fesë Islame me argument.” - tregon se taklidi (pasimi i verbër pa argument) nuk të bën dobi nëse është në akijde, dhe se ai duhet patjetër që ta njohë Fenë Islame me argument, nga Kur`ani dhe Suneti apo Ixhmaja. Taklidi s’të bën dobi në akijde. Për këtë arsye, kur mosbesimtarëve iu refuzua shirku që bënin, ata thanë:

إِنَّا وَجَدْنَا آبَاءَنَا عَلَى أُمَّةٍ وَإِنَّا عَلَى آثَارِهِمْ مُقْتَدُونَ (٢٣

“Ne i kemi gjetur etërit tanë në këtë fe dhe po ndjekim gjurmët e tyre.” ez-Zukhruf, 23

Pra, nuk të bën dobi pasimi i verbër i baballarëve dhe gjyshërve në të pavërtetën.

Ka thënë Shejkhu jonë, Shejkh Ahmed en-Nexhmij - rahimehullah -: “Njohja e Fesë Islame me argumente, do të thotë të njohësh se gjykimi i kësaj është obligimi (uaxhib), dhe argumenti është ky; kurse gjykimi i kësaj çështjeje është ndalimi (muharram) dhe argumenti është ky.”

Pra, njeriu duhet patjetër që ta njohë Fenë Islame me argumente.

Ka thënë Shejkhul-Islam Ibën Tejmijeh: “Nuk mjafton për ta njohur Fenë vetëm logjika, ashtu sikurse drita e syrit nuk shikon vetëm nëse drita i shfaqet përpara, dhe ashtu sikurse drita e logjikës nuk udhëzohet pa iu shfaqur dielli i shpalljes, domethënë dielli i shpalljes, nga Kur`ani dhe Suneti. Kështu ai mund të udhëzohet, me Lejen e Allahut - ‘Azze ue Xhel-le -.”

Pra, kjo ishte njohja e tretë, nga dituria, që është çështja e parë. Dhe çështja e parë është: të njohësh Allahun, të njohësh Pejgamberin e Tij dhe të njohësh Fenë Islame me argumente. Të njohësh Fenë Islame, e cila është Feja e të Dërguarit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, madje është Feja e Allahut me të cilën Ai i ka urdhëruar të gjithë robërit e Tij dhe të ka urdhëruar edhe ty që ta ndjekësh. Nga ty kërkohet që patjetër ta mësosh këtë Fe.

Islami është Feja e të gjithë të Dërguarve. Feja e çdo të Dërguari është Islami, në kuptimin e përgjithshëm.

إِنَّ الدِّينَ عِنْدَ اللَّهِ الإسْلامُ

“S’ka dyshim që Feja e vërtetë tek Allahu është Islami.” Aali-Imran, 19

Dhe çdo kush që ka pasuar ndonjë prej të Dërguarve, ai i është nënshtruar Allahut, me Kaderin e Allahut.

Ky është Islami në kuptimin e përgjithshëm. Pra, ai është dorëzim tek Allahu me Teuhid, nënshtrim ndaj Tij me bindje dhe largim nga Shirku.

Kurse kuptimi specifik i Islamit është: feja me të cilën Allahu e dërgoi Pejgamberin e Tij, Muhamedin - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, sepse mbas dërgimit të të Dërguarit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - nuk ka fe tjetër pos Fesë së tij - ‘alejhis-salatu ues-selam -. Islami kufizohet me pasimin e tij - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, prandaj nuk mundet që Çifuti dhe i Krishteri të thotë unë jam Musliman, mbas dërgimit të të Dërguarit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -.

قُلْ إِنْ كُنْتُمْ تُحِبُّونَ اللَّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللَّهُ

“Thuaj: nëse e doni Allahun, atëherë më pasoni mua që Allahu t’ju dojë juve.” Aali-Imran, 31

Me argumente - siç thashë - e jo me taklid, porse me argumente nga Kur`ani dhe Suneti. Dhe prandaj ka thënë Ibnul-Kajjim - rahimehullah -:

العلم قال الله قال رسوله *** قال الصحابة هم أولو العرفان

ما العلم نصبك للخلاف سفاهة *** بين الرسول وبين رأي فلان

Dija është “ka thënë Allahu”, “ka thënë i Dërguari”,

pastaj “kanë thënë Sahabët”, ata janë njerëzit me dituri.

Nuk është dija t’i hysh përciptazi kundërshtimit,

mes të Dërguarit dhe mendimit të filanit.”

Kjo është dija, dija e Kur`anit dhe Sunetit. Ndërsa fjalët e dijetarëve, ato veçse shpjegojnë dhe sqarojnë Fjalën e Allahut dhe fjalën e të Dërguarit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -. Mundet që në fjalët e dijetarëve të ketë gabime. Fjalët e dijetarëve (në vetvete) nuk janë argumente, porse argumente janë ajetet e Kur`anit dhe hadithet pejgamberike, ndërsa fjalët e dijetarëve janë shpjeguese dhe sqaruese për to, e jo se janë argumente në vetvete.

Kjo ishte çështja e parë. Dhe ajo është themeli. Filloi Shejkhu (Muhammed Ibën ‘Abdil-Uehhab) me të sepse ajo është themelore. Ne duhet të fillojmë me akijden dhe me themelin, duke mësuar dhe duke dhënë mësim dhe duke thirrur në të. Ne duhet të fillojmë me akijden, e cila është dija rreth Allahut, njohja e Allahut, njohja e Pejgamberit të Tij dhe njohja e Fesë Islame me argumente.
 

Po. Me kaq po mjaftohemi.

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free