02.
Mësimi i dytë.
Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi Pejgamberin besnik, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe tabi’inët, si dhe mbi atë që i pason ata me mirësi deri në Ditën e Gjykimit.
E më pas:
Vëllezërit e mi të nderuar, vazhdojmë mësimin tonë në shpjegimin e librit “Tre Parimet” të Imamit, Muxheditit (ripërtëritësit) Muhamed ibën Abdul-Uehhabit – Rahimullah – .
U ndalëm te fjala e tij – Rahimullah – :
“Dije Allahu të mëshiroftë, se obligohet për ne mësimi i katër çështjeve:
E para është: Dija, dhe ajo është njohja e Allahut, njohja e Pejgamberit të Tij dhe njohja e fesë Islame me argumente.
Fjala e autorit, e Imamit – Rahimullah – : “Dije.” (Fjala) “Dije” është fjalë nxitëse dhe në të ka shenjë për atë që do t’i thuhet dëgjuesit dhe lexuesit pas saj. Dhe shkaku i saj është se lexuesit apo dëgjuesit nëse i thuhet “Dije”, atëherë ai do të tregohet i vëmendshëm për atë që do të thuhet më pas. Fjala “Dije” është folje në mënyrën urdhërore, që sillet atëherë kur përmenden gjëra të rëndësishme, që t’i tërheq vëmendjen studiuesit, në mënyrë që ta dëgjojë mirë atë. Gjithashtu, kjo fjalë argumenton për dhënien rëndësi ndaj temës si dhe për rëndësinë e temës me të cilën fillohet në të.
Fjala e tij “Dije”: Dija është kuptimi i diçkaje ashtu siç është në realitet ose konceptimi i saj në përputhje me realitetin.
Dija ndahet në dy pjesë:
Dije e domosdoshme. Ajo është dije e cila marrja e informacione për të është e domosdoshëm, ndonëse atë e shtyn nevoja për të, pa pasur nevojë që të shikojë dhe të kërkojë argument, sikurse është dija e obligimit të nijetit në abdes. Për këtë arsye, ai që flet kur tregon (diçka në lidhje dijen, sh.p) duhet që të përdorë herë pas here shprehje që i përforcon studentët, si dhe përforcon vëmendjen e tyre. Për këtë arsye, Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ve selem – një herë i thoshte sahabëve (shokëve) të tij: “A t’ju njoftoj , a t’ju tregoj." Ndërsa një herë tjetër, u thotë “A e dini çfarë është kjo?” Ai e ndërronte metodën, në mënyrë që ta tërheq vëmendjen e dëgjuesit.
Nga dija që e përmendëm më lartë, ka prej saj që është e domosdoshme dhe e njohur, dhe ka prej saj që është (...) e dëmshme, ka dhe prej dijes që ka nevojë për shikim dhe argumentim. Po ashtu ka prej dijes që është obligim individual (fard Ajn), domethënë i obligohet çdo individi, e ajo dije është që nuk mund ta bëjë askush sikurse ai, gjithashtu ajo dije është me të cilën përmirësohet adhurimi i tij dhe përmes saj ruhet besimi (akideja) i tij.
Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ve selem – ka thënë:
“Kërkimi i dijes është obligim për çdo musliman.”
Kështu që, obligohet që të mësojë Akiden me detaje dhe t’i mësojë shtyllat e Islamit, shtyllat e Imanit dhe Ihsanit. Ka një pjesë të dijes që është obligim kolektiv (fard kifajeh), e ky obligim është nëse e marrin përsipër atë disa njerëz, bie gjynahu për ata që ngelen.
Andaj, mësimi i disa gjërave, siç është (fjalë e paqartë), mësimi i mjekësisë, inxhinierisë, pra këta janë prej dijeve kolektive (kifajeh).
Fjala e tij: “Dije, Allahu të mëshiroftë,” tregon për mëshirën e autorit – Rahimullah – dhe qëllimi i tij është hajri për lexuesin e kësaj broshure dhe për atë që e dëgjon.
Fjala e tij: “Dije, Allahu të mëshiroftë,” në të ka njoftim për disa çështje.
- Së pari: Dija, për atë që dëshiron Fytyrën e Allahut përmes saj duke e mësuar atë për vete dhe duke punuar me të si dhe duke ua mësuar atë njerëzve, është mëshirë nga Allahu për atë që (...). Allahu i ka nderuar njerëzit me dërgimin e Muhamedit – sal-lAllahu alejhi ve selem –, andaj dija është mëshirë.
Allahu i Madhëruar ka thënë:
وَمَا أَرْسَلْنَاكَ إِلَّا رَحْمَةً لِّلْعَالَمِينَ
“Nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed) vetëm si mëshirë për botërat (njerëzit, xhinnët dhe çdo gjë që ekziston).” el-Enbija, 107
- Së dyti: Dija është mëshirë në mesin e familjes së tyre, e që janë ata që mësojnë dhe që marrin dije. Pra, ata e kanë për detyrë që të kenë mëshirë për njëri-tjetrin.
وَ إِنَّمَا يَرْحَمُ اللَّهُ مِنْ عِبَادِهِ الرُّحَمَاءَ
“Me të vërtetë Allahu mëshiron nga robërit e Tij vetëm ata që janë të mëshirshëm.”
- Së treti: Me të vërtetë njerëzit më të vlefshëm për arritjen e dijes janë ata që e kanë përmbushur frikën ndaj Allahut, ai që i mëshiron njerëzit përmes saj. Kështu që, ai i thërriti ata, i mësoi ata dhe bëri durim ndaj mundimeve të tyre. Pra, ky është më parësori i njerëzve për arritjen e dijes.
Pra, fjala e tij – Rahimullah –, “Dije, Allahu të mëshiroftë, se obligohet për ne që t’i mësojmë katër çështje.” Këto çështje e përfshijnë të gjithë fenë. Kështu që, ajo është e vlefshme për t’i kushtuar rëndësi, për shkak të përhapjes së madhe të saj. Kështu që, ajo obligohet për çdo individ prej individëve të ngarkuar, qoftë mashkull apo femër, qoftë i lirë apo rob.
Ndërsa, fjala “mesail” (çështje) është shumësi i fjalës “meseleh”. “Obligohet për ne që t’i mësojmë katër çështje.” Obligimi është ai që nuk justifikohet askush për lënien e tij. Ndërsa, tek Usulijtë obligimi është ajo vepër që vepruesi i saj shpërblehet, ndërsa lënësi i saj dënohet. Dhe qëllimi me obligim këtu, është obligimi individual (fard ‘ajn).
Fjala e tij: “Dije, Allahu të mëshiroftë”, kjo tregon për mëshirën e autorit dhe butësinë e tij, dhe se mësuesi duhet që të fillojë me fjalë të mira dhe lutje të mira, në mënyrë që ajo të ndikojë tek ai që dëgjon dijen. Ndërsa, nëse mësuesi fillon me fjalë të ngurta, atëherë kjo të largon nga mësuesi dhe njerëzit nuk do të pranojnë prej tij (nuk do t’ia marrin fjalën, sh.p).
Fjala e tij: “Dije, Allahu të mëshiroftë”, “Allahu të mëshiroftë” është lutje për ty për mëshirë. E nëse ty të mëshiron Allahu, atëherë ti do të jesh i lumtur në dynja dhe në ahiret (botën tjetër). E nëse ti futesh në mëshirën e Allahut, atëherë ti je në një mirësi të madhe. Pra, kjo është lutje nga një dijetar i madh dhe njeri i mirë, që shpresohet për të pranimi (i lutjes).
Kështu që, duhet t’u jepet rëndësi këtyre katër çështje, ngase mësimi i tyre është prej obligimit individual (fard ‘ajn), i cili është obligim që t’i mësojmë dhe t’i kuptojmë, e nëse ne nuk i mësojmë këto çështje, atëherë ne marrim gjynah, marrim gjynah sepse ne jemi treguar të mangët në mësimin dhe kuptimin e tyre.
I lutem Allahut – të Gjithëfuqishëm e i Lartësuar – që të na furnizojë neve dhe juve me dituri të dobishme dhe vepra të mira, si dhe sinqeritet në fjalë dhe vepra. Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij.